Një person është gjetur i vdekur në një shkurre në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.
Dyshohet se viktima, rreth 60-vjeç, është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Banoret e zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.
“Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij”, njoftoi policia.