Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi që luhet mbrëmjen e sotme në “Arena Kombëtare”.

Kreu i PD-së i uroi fitoren Kombëtares shqiptare duke u shprehur se do ta ndjekë ndeshje.

“Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit”, theksoi Berisha, duke shtuar se “ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”.

“I uroj nga zemra sukses dhe fitore Kombëtares sonë, uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko