Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Kosovës, brenda pak muajsh, nën dyshimin e bashkëpunimit me shërbimin sekret serb. Tre prej tyre janë shqiptarë e dy të tjerët serbë.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkruan se këto raste dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim.

“Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë”, njofton Kurti.

Ai shkruan se kjo është një përpjekje e Serbisë për destabilizimin e Kosovës, teksa shtoi se kjo është situatë e vazhdueshme.

“Ftoj qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në përpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi. Trajtimi i suksesshëm i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare”, shkruan Kurti në Facebook.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko