Ish-futbollisti anglez David Beckham pritet të shpallet “kalorës” në festimet e ardhshme të ditëlindjes së Mbretit Charles.
Sipas BBC, Beckham do të shpallet “kalorës” për kontributet e tij në shoqërinë britanike, ndërsa gruaja e tij Victoria do të shpallet “zonjë”.
Beckham u vlerësua me Urdhrin e Perandorisë Britanike në vitin 2003, ka qenë ambasador i UNICEF-it që nga viti 2005 dhe ka fondin e tij me organizatën.
Ish-kapiteni i Anglisë luajti një rol kyç në fushatën për Lojërat Olimpike 2012, të cilat u mbajtën në Londër.
Ai gjithashtu ka qenë ambasador i Fondacionit Mbretëror që nga viti 2024 dhe mbështet programet arsimore të Mbretit Charles.
Beckham luajti 115 ndeshje për ekipin kombëtar të Anglisë gjatë karrierës së tij në futboll duke mbajtur famellën e Manchester United, Real Madrid, Milan dhe PSG.
Ai është bashkëpronar i klubit anglez të ligës së ulët Salford, si dhe kryetar dhe bashkëpronar i Inter Miami. /tesheshi.com/