Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë FQINJIN E TIJ, shtetasin me iniciale S. B., rreth 31 vjeç.

Mësohet se 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë janë vënë  në kërkim të autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko