Ministria e Jashtme Izraelite njoftoi me cinizëm e tallje se jahti “i famshëm” u soll shëndoshë e mirë në bregdetin e Izraelit. “Pritet që ata që janë në bord të kthehen në vendet e tyre të origjinës“, theksoi ai.

Të gjithë pasagjerët në ‘jahtin selfie’ janë shëndoshë e mirë. Atyre iu dhanë sanduiçe dhe ujë. Shfaqja mbaroi”.

“Ndërsa Greta (Thunberg) dhe të tjerë u përpoqën të organizonin një provokim mediatik, me qëllimin e vetëm për të fituar publicitet – që përfshinte më pak ndihmë humanitare sesa mund të mbajë një kamion – më shumë se 1,200 kamionë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Gaza nga Izraeli në dy javët e fundit, dhe përveç kësaj, Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) ka shpërndarë gati 11 milionë vakte direkt tek banorët e Gazës”, tha Ministria e Jashtme izraelite në një deklaratë.

“Ka mënyra për të dërguar ndihmë (humanitare) në Rripin e Gazës – ato nuk përfshijnë selfie në Instagram. Sasia e vogël e ndihmës që ishte në jaht dhe nuk u konsumua nga ‘të famshmit’ do të dërgohet në Gaza përmes kanaleve të vërteta humanitare”, u vijua më tej me cinizmit e paturp izraelit.

Organizata joqeveritare FFC, e cila mori me qira anijen me vela, njoftoi nëpërmjet Telegram se “komunikimi me Madleen është humbur. Ushtria izraelite e ka sekuestruar anijen”, duke shtuar se njerëzit në bord ishin “rrëmbyer nga forcat izraelite”.

Anija Madleen lundroi nga Siçilia më 1 qershor me qëllim thyerjen e “bllokadës detare” të vendosur nga Izraeli në Gaza dhe dërgimin e një sasie simbolike ndihme humanitare në enklavën palestineze. Vendndodhja e saj e fundit ishte rreth 31 milje detare nga Rripi i Gazës.

Më parë, eurodeputetja franceze me origjinë palestineze, Rima Hassan, e cila ishte në anije me aktivistë – përfshirë Greta Thunberg nga Suedia dhe Thiago Avila nga Brazili – raportoi në llogarinë e saj në platformën X se pesë motoskafe izraelite i ishin afruar Madleen.

Të dielën, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi forcat e armatosura të mos lejonin që anija, e cila po transportonte një sasi simbolike ndihme humanitare, të thyente bllokadën detare dhe të arrinte në Gaza.

“Unë i kam udhëzuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të ndërmarrin veprime për të parandaluar që Madleen të arrijë në Gaza,” tha ai në një deklaratë. “Për antisemiten Greta dhe miqtë e saj që përhapin propagandën e Hamasit, u them qartë: Më mirë të ktheheni, sepse nuk do të arrini në Gaza.”

Mediat izraelite raportuan se ushtria planifikoi të ndalonte anijen me vela përpara se të arrinte në Gaza, ta shoqëronte atë në portin e Ashdodit dhe më pas të fillonte procesin e deportimit të pasagjerëve. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko