Një nga përbërësit më të shëndetshëm që meriton një vend në dietën tuaj është tahini. Përveçse është i shijshëm, është i pasur me proteina, minerale, yndyrna të mira dhe antioksidantë.

Tahini përgatitet nga fara të bardha susami të pjekura dhe të bluara me vaj ulliri, vaj avokadoje ose vaj susami.

I pasur me proteina, antioksidantë, yndyrna të mira dhe minerale të tilla si kalciumi, seleni, hekuri dhe zinku, tahini është fjalë për fjalë një bombë shëndetësore për trupin.

Përfitimet:

  • Ka veti anti-inflamatore
  • Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të caktuara, siç është diabeti i tipit 2
  • Mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të keq dhe triglicerideve, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare
  • Ka veti antibakteriale
  • Antioksidantët që përmban mbrojnë qelizat e trurit, duke parandaluar sëmundjet degjenerative siç është sëmundja e Alzheimerit
  • Mbron qelizat e mëlçisë dhe veshkave
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re