Pas Tiranës, KAS ka vendosur rinumërimi e votave të zgjedhjeve të 11 majit edhe për qarkun e Fierit, i cili ka 587 qendra votimi.
Sipas vendimit të KAS, do të numërohen si votat për partitë edhe votat preferenciale të kandidatëve.
Vendimi nuk u mor me konsensus, por vetëm me kërkesë të dy anëtarëve demokratë, Elvis Çefa dhe Ledio Braho.
“KAS pasi u konsultua, vendosi me shumicë votash t’i rrëzojë kërkesat si të Koalicionit PD-ASHM në lidhje me hapjen e kutive të tre qendrave kutive 3020, 3134 dhe 2903, gjithashtu edhe kërkesën e Nismës Shqipëria Bëhet për hapjen e të gjitha kutive të votimit në Qarkun Fier, si kërkesa të pambështetura në ligj dhe prova.
Mirëpo, duke shfrytëzuar kërkesat e pikës 3 të nenit 136 të Kodit Zgjedhor, me kërkesë të dy anëtareve të KAS, i kërkohet administratës të këqyri të gjitha kutit e votimit të Qarkut Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatëve për votat brenda vendit. Të gjithë kutive të votimit”, tha drejtuesi i mbledhjes në KAS.