Një zjarr ka rënë sot në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat. Pas njoftimit të marrë në vendngjarje kanë shkuar grupet e shërbimeve zjarrfikëse dhe policia.
Zjarri është vënë shpejt në kontroll nga zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit që kishte rënë në kuzhinën e banesës. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e gazit në sobën me gaz.
Si pasojë e zjarrit është djegur kuzhina e banesës, ndërkohë që zonja e shtëpisë ku ra zjarri, Ëngjëllushe Kokoshi, ka pësuar djegie të lehtë në këmbë dhe po mjekohet në Spitalin Rajonal të Beratit.