Është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi. Siç bëhet me dije, Roshit i është komunikuar akzua e “shpërdorimit të detyrës”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Roshi gjithashtu u pyet lidhur me çështje për krime zgjedhor. Zgjedhjet e fundit, Roshi u pa pranë kushëririt të tij, Elton Roshi në Kavajë, teksa ky i fundit kandidoi për PD-ASHM pë deputet.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 11 majit, Elvis Roshit i është sekuestruar celulari dhe janë ushtruar kontrolle në një ambient në pronësi të tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish.