Skip to content

“Astir nr.2”: sërish trazira te Bregu i Lumit

1555488986 balliubraimllari

Janë rikthyer përplasjet mes policisë dhe një grupi banorësh te Bregu i Lumit në Tiranë, një lloj “Astiri nr.2”, pasi dhe aty kundërshtohet prishja e një numri banesash për t’i hapur rrugë zgjatimit të Bulevardit të Ri.

Banorët kërkojnë dëmshpërblimme vlerën e tregut, ndërkohë që bashkia ka ofruar paketën e saj të rehabilitimit social. E si në rastin e Astirit, aty është prezente dhe politika, pra opozita, e cila u del krah banorëve.

Nga PD veçon Klevis Balliu, e nga LSI Endrit Braimllari. Që të dy u gjenden në terrenin e konfrontimit, duke mbajtur dhe qendrimet politike përkatëse.