Për shkak të një vizite në Ukrainë, të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, PS ka kërkuar që seanca plenare e 12 qershorit të shtyhet për në datën 16.

Kërkesa e Spiropalit ka sjellë debate në Konferencën e Kryetarëve, pasi opozita e ka kundërshtuar. Përfaqësuesit e opozitës e cilësuan të pabazuar kërkesën dhe një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë parlamentare.

Por në fund pas diskutimeve u vendos që seanca të zhvillohet më datën 16 qershor.

“Në drejtimin e Kryetares, Elisa Spiropali, u zhvillua sot mbledhja e Konfrencës së Kryetarëve. Konferenca shqyrtoi projektprogramin e punimeve të Kuvendit për periudhën 19 Qershor-8 Korrik 2025 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 19 Qershor-8 Korrik 2025. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare e cila do të zhvillohet ditën e hënë, 16 Qershor 2025”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit.

DEBATET 

“Ti rrugë të mbarë për atje ku do të jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri, shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye të shtyhet seanca nga data 12 për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj, siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit”, tha Gazment Bardhi.

Ndërkohë, edhe deputetja Jorida Tabaku kritikoi gjuhën e përdorur nga Spiropali, duke e konsideruar përçarëse dhe jo përfaqësuese të standardeve të kërkuara për anëtarësimin në BE.

“Gjuha juaj ishte ndarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit. Foltorja e Kuvendit nuk mund të përdoret për këtë gjuhë. Kjo nuk është gjuha që kërkon integrimi”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate shtoi gjithashtu se zhvillimet e fundit në Kuvend përbëjnë një hap pas në përmbushjen e detyrimeve të integrimit:

“Që kur ju keni marrë drejtimin e Kuvendit, kemi bërë hapa pas në Këshillin e Integrimit, në Komisionin e Posaçëm dhe në procesin elektoral. Zgjedhjet janë kriteri dhe kushti i parë në të gjitha raportet e integrimit, dhe ky kriter është shkelur në zgjedhjet e fundit.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko