Skip to content

Aksident pranë gjykatës, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Korçë, në afërsi të gjykatës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore.

Kjo e fundit është transportuar në spitalin rajonal të Korçës, ku bëjnë të ditur se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave mbi shkaqet e aksidentit.

“”