Rrjeti televiziv kombëtar raportoi se shumë njerëz, përfshirë studentë dhe mësues, u plagosën rëndë.

Të paktën tetë persona u vranë në një sulm ndaj një shkolle në qytetin austriak të Gracit, raportuan mëngjrsin e kësaj të marte mediat austriake, përfshirë tabloidin Kronen Zeitung, ndërsa transmetuesi kombëtar ORF tha se sulmuesi ishte një nxënës në shkollë dhe kreu vetëvrasje. Policia tha se një operacion ishte duke u zhvilluar në Dreyerschuysengasse, ku ndodhet një shkollë e mesme, por nuk pranoi të komentojë më tej.

Duke cituar policinë lokale, ORF raportoi se disa persona, përfshirë nxënës dhe mësues, u plagosën rëndë.

Sipas burimeve policore të cituara nga Kronen Zeitung, gjithçka filloi rreth orës 10:00 të mëngjesit (ora lokale), kur u dëgjuan të shtënat e para, duke ngritur alarmin.

Graz-2

Besohet se sulmuesi ka hapur zjarr në dy klasa. Ndërtesa u kontrollua dhe trupi i të dyshuarit thuhet se u gjet në njërën nga banjot.

Gazeta shkroi se adoleshenti e konsideronte veten “viktimë të ngacmimit” në shkollën e tij.

Nuk është e qartë nëse sulmuesi përfshihet në numrin e të vdekurve.

Immagine

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko