Skip to content

Ministria e Jashtme organizon ceremoni të veçantë për diplomatin Ilir Shqinën

ilir shqina 1140x570 1

Holli i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka pritur këtë të mërkurë në një ceremoni të veçantë një numër miqsh bashkëpunëtorësh të diplomatit të ndjerë Ilir Shqina. I pranishëm ka qenë vet ministri Igli Hasani dhe familjarët e Shqinës.

Sot në mjediset e MEPJ nderuam figurën e të ndjerit Ilir Shqina – diplomatit, akademikut, mikut të gjithësecilit dhe një kolegu të përkryer, i cili spikati në çdo moment për vlerat e larta njerëzore, profesionale dhe integritetin në shërbimin publik.

I paharruar qoftë përherë kujtimi i Ilirit dhe shpirti i tij u prehtë në paqe. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe dashamirësve të tij”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Ministrisë së Jashtme, ndërsa publikohet dhe pamje nga ceremonia.

Diplomati dhe ish-bashkëshorti i Grida Dumës, është ndarë papritur nga jeta katër ditë më parë, duke lënë pas një boshllëk të madh për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër. Ilir Shqina ishte një figurë e njohur në diplomaci dhe më herët ka kontribuar edhe në fushën akademike si pedagog.

506293176 1050599960546808 5319189262926892970 n

1000 0 1749647685x11111111111111111111 802 1

ilir shqina 2