Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (11 qershor) në fshatin Xibër të bashkisë Klos, ku është gjetur i pajetë shtetasi  Selim Velsula rreth 65 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe nga këqyrja paraprake janë konstatuar dëmtime të shkaktuara, dyshohet, nga një mjet prerës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forcat e Policisë, të cilët po punojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet janë në vijim.

LEXO EDHE: EMRI/ Vritet një 65-vjeçar në Klos, pranë trupit të pajetë gjendet edhe një thikë. Detajet mbi ngjarjen

 

Klos / Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko