Skip to content

Gjendet pa jetë 28-vjeçari në Fier, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës

Një 28-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete nga familjarët në oborrin e banesës së tij në Cakran të Fierit.

I riu N.Ll., dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po heton për rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa mendohet se 28-vjeçari është vetëvarur në oborr.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“”