Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, komentoi rëndësinë dhe vështirësitë e procesit zgjedhor në Shqipëri, duke kritikuar ashpër sjelljen e politikës shqiptare në lidhje me këtë proces.

Në emisionin “Log.” në News24, Kume theksoi se gjatë çdo procesi zgjedhor janë hasur sjellje të ndryshme problematike, të cilat në fillim ishin të papranueshme dhe nuk pritej të ndodhnin.

“Në kohën e parapërgatitjes së legjislacionit ishte e vështirë të mendohej se mund të ndodhte një gjë e tillë dhe më pas të ndërtoheshin barrierat ligjore për t’i parandaluar,” – u shpreh ai.

Megjithatë, Kume shtoi se “politikanët shqiptarë kanë tendencën të jenë shumë ‘qerratallarë’ në gjetjen e zgjidhjeve që u interesojnë atyre maksimalisht, pa u shqetësuar fare për efektet negative që kjo sjellje mund të ketë në integritetin e procesit zgjedhor”.

Pyetje: Kush jane mekanizmat e reja dhe te vjetra te manipulimit?

Kristaq Kume, ish kreu i KQZ: Në çdo proces zgjedhor jemi ndeshur me mënyra të ndryshme sjellje deri atje sa në kohën e parapërgatitjes së legjislacionit ishte e vështirë të mendohej se mund të ndodhet një gjë e tillë dhe më pas të ndërtoheshin barrierat ligjore për ti parandaluar. Thënë kjo, unë përsëris atë që politikanët tanë janë shumë ‘qerratallarë’ për të gjetur ato zgjidhje që ju interesojnë në maksimum atyre dhe nuk kujdesen fare se çfarë efekte ka në proces.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko