Skip to content

Shkarkohet nga detyra gjyqtari, Astrit Faqolli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Astrit Faqolli, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

 

Faqolli kishte kaluar me sukses vetingun, por u ankimua nga Komisioneri Publik.

 

Sipas Komisionerit, konfirmimi në detyrë është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe provave të administruara.