Togat e zeza të Apelit të Posaçëm kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bixhdilit për t’u shfaqur në seancë pamjet filmike nga kompleksi “Golden Resort” i Altin Hajrit ku u filmua për herë të fundit trupi i Jan Prengës.
Sipas SPAK, trupi i 49-vjeçarit që u rrëmbye 5 vite në parë në Kamzë dhe u zhduk pa asnjë gjurmë, u transportua në garazhin e resortit nga njëra makinë në tjetrën.
Prokurori i çështjes pretendon se Fesatim Bexhdili ishte prezent dhe është larguar së bashku me personat e tjerë.
Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje në mënyrë gabuar.
Seanca është shtyrë për në datë 26 qershor.
LEXONI EDHE: Gjyqi ndaj kopshtarit të “Golden Resort”/ Togat e zeza urdhëruan shoqërimin e tij forcërisht, Dritan Rexhepi paraqitet në Apelin e GJKKO, por refuzon të dëshmojë për rrëmbimin e Jan Prengës