Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi vodhi çantat e punonjësve të spitali të këtij qyteti dhe ditën tjetër theu derën e një dyqani duke vjedhur pajisje elektronike.

Më datën 11 qershor A.Ç., vodhi çantat e 3 punonjësve në spitalin e Elbasanit, ndërsa në mesnatën e datës 12, theu me forcë derën e një dyqani në lagjen “Sul Paprri” duke vjedhur pajisje elektronike. Sakaq, vijojnë hetimet për vjedhje të tjera që mund  të ketë kryer 40-vjeçari.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skeda”.

Më datë 11, vodhi para në çantat e 3 punonjëseve në spitalin e Elbasanit dhe një natë më pas, vodhi me thyerje, pajisje elektronike në një dyqan, kapet 40-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjenden në një banesë të braktisur dhe sekuestrohen pajisjet e vjedhura.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 4 qytetarëve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit “Skeda”, identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të këtyre rasteve, shtetasin A. Ç. alias A. B., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se:

-gjatë natës së datës 11.06.2025, në spitalin rajonal të Elbasanit, ka vjedhur shuma parash, në çantat e 3 punonjëseve;

-rreth mesnatës së datës 12.06.2025, pasi ka thyer derën e një dyqani në lagjen “Sul Paprri”, ka vjedhur aty, pajisje elektronike, të cilat u gjetën nga shërbimet e Policisë, në një banesë të braktisur, në të njëjtën lagje.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko