Ambasada e Shqipërisë në Izrael i ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen aty të tregohen vigjilentë duke “zbatuar me rigorozitet udhëzimet e Komandës së Frontit të Shtëpisë”.

Ambasada shqiptare në Tel Aviv njofton gjithashtu se të gjitha fluturimet drejt Izraelit janë pezulluar.

Njoftimi vjen pas sulmit të ndërmarrë nga Izraeli ndaj disa objektivave në Teheran, teksa udhëheqësit e Iranit kanë njoftuar për sulme hakmarrëse.

NJOFTIMI:

E RËNDËSISHME!!!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv këshillon shtetasit e saj në Izrael të sigurojnë qëndrimin në zona të sigurta dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Komandës së Frontit të Shtëpisë.

Për ata që planifikojnë të vizitojnë Izraelin, të gjitha fluturimet anulohen deri në një njoftim tjetër.

Kontaktet e ambasadës së emergjencës janë: +972544806601 dhe +972 54-9042813.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko