Sipas strategëve të mëdhenj ushtarako-politikë globalistë, a mund të ma shpjegojnë se si është e mundur që pakica (ose 160 milionë banorë nga Rusia dhe Izraeli) sulmon, pushton dhe kërcënon shumicën (rreth 1.3 miliardë banorë të BE-së, SHBA-së dhe vendeve arabe)?

Kjo luftë e tretë botërore më duket se ka filluar si një lloj filmi dhe, nga sa po shoh, e gjithë bota po e merr me shaka, duke bërë sehir dhe duke i qëndruar stoike asaj thënies “larg b… time”. Por harrojnë se, pasi të mbarojë b… e Ukrainës dhe e Palestinës, do të afrohet aq shumë tek b… e këtyre që u duket larg, sa nuk do të kenë as kohë, as mundësi ta luajnë me b… e tyre të përdredhur.

Rusia, me rreth 150 milionë banorë, që nga 24 shkurti i vitit 2022, pra për mbi 3 vjet, ka sulmuar Ukrainën dhe ka bërë hije mbi 600 milionë europianë dhe 400 milionë amerikanë, por secili prej tyre mendon se është shumë larg b… së tyre.

Izraeli, me rreth 10 milionë banorë, për gati një vit ka pothuajse pushtuar dhe rrafshuar Palestinën me rreth 12 milionë banorë, ka sulmuar sa herë ka dashur Libanin me rreth 7 milionë banorë, Jordaninë me rreth 12 milionë banorë, Jemenin me rreth 30 milionë banorë, Sirinë me rreth 23 milionë banorë, Egjiptin me rreth 115 milionë banorë dhe Iranin me rreth 85 milionë banorë. Pra, Izraeli me 10 milionë banorë sulmon, pushton dhe kërcënon 7 shtete sovrane arabe me rreth 285 milionë banorë.

Sipas strategëve të mëdhenj ushtarako-politikë globalistë, a mund të ma shpjegojnë se si është e mundur që pakica (ose 160 milionë banorë nga Rusia dhe Izraeli) sulmon, pushton dhe kërcënon shumicën (rreth 1.3 miliardë banorë të BE-së, SHBA-së dhe vendeve arabe)? A është me të vërtetë luftë, apo një lojë luftërash, si ajo me Covid-in?

Kujt i intereson destabilizimi, terrorizimi dhe nxitja e frikës e panikut tek pothuajse një e katërta e botës? Sepse Kina, Afrika dhe India jo vetëm që nuk janë pjesë e kësaj loje, por me shumë mundësi, edhe pas 10 vitesh, kur ky “teatër” të ketë mbaruar, nuk do ta kenë marrë vesh fare se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Shkruar nga Myslim Murrizi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko