Skip to content

Putin dhe Trump bisedë telefonike për tensionet mes Iranit dhe Izraelit

640 0 1670601175xdpng 826

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin Donald Trump ku diskutuan për armiqësitë midis Iranit dhe Izraelit. Lajmin e ka konfirmuar për meidat ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Ushakov tha se Putini dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe të dy udhëheqësit nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në diskutime mbi programin bërthamor të Iranit. Zëdhënësi shtoi se Putini konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar negociatat me Ukrainën.

Ushakovin ka bërë me dije se se të dy presidentët folën për rreth 50 minuta. Ai e përshkroi bisedën si kuptimplote dhe të dobishme.