Skip to content

Rama: Të hënën zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore!

1748889350xrama be 1140x759 1 713 1140x570 1

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se të hënën do të zhvillohet në vendin tonë Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Rama shkruan se Shqipëria të hënën kthehet sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare.

Ai më tej ka ndarë një vidoe në lidhje me këtë takim teksa thekson se Shqipëria është angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

“Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE,” shkruan Rama.