Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentino-s në Itali, ku një grua shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku, nën sytë e kalimtarëve nga ish-bashkëshorti.

Sipas raportimeve, viktima është shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë nënë e dy vajzave të moshës 21 dhe 23 vjeç, e cila punonte si kujdestare dhe në momentin e sulmit, po shkonte drejt vendit të punës.

Sipas dëshmitarëve, autori i krimit është ish-bashkëshorti i saj, 55-vjeç, nga i cili gruaja ishte ndarë për tre vjet

Kur mbërritën karabinierët, burri ishte ulur në një stol dhe nuk bëri rezistencë. Ai u dëgjua të thoshte nga disa dëshmitarë: “Bëra atë që duhej të bëja”.

“Dëgjova një britmë dhe dola nga bari. Gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdonte ta godiste me shkelma“, ka thënë një nga dëshmitarët për mediat.

Ende nuk është zyrtarizuar asnjë masë paraprake, por burri, i cili sipas informacioneve fillestare vuan nga probleme psikiatrike, po mbahet në pritje të mbërritjes së prokurorit publik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar e qytetit, ku disa persona dyshohet se panë skenën tragjike me sytë e tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko