Në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet nën varësi kanë asgjësuar mbi 12,200 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa në territorin e qarkut Shkodër.
Kontrollet janë intensifikuar duke përdorur inteligjencën policore, monitorimin nga ajri me dronë dhe patrullat këmbësore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të kanabisit.
Raste konkrete:
Në njësinë administrative Pult janë asgjësuar 455 bimë narkotike. Për këtë rast është nisur procedimi ndaj inxhinierit të pyjeve A.M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Në njësinë administrative Temal, Vau i Dejës, u asgjësuan 11,748 bimë. Në lidhje me këtë rast janë proceduar kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj.G., dhe dy vrojtues pyjesh, P.Sh. dhe F.G., për shpërdorim detyre.
Operacioni vijon intensivisht për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.