Skip to content

Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge

WhatsApp Image 2025 06 15 at 16.29.27 710x400 1

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ka qenë njëri prej mjeteve i cili ka kryer një manovër të gabuar në afërsi të kryqëzimit që ka sjellë edhe përplasjen me mjetin me targa greke që udhëtonte pas tij.

Mësohet se në makinën me targa greke kanë qenë duke udhëtuar një familje përfshi dhe dy fëmijë të mitur, teksa mjeti nga përplasja ka përfunduar poshtë rrugës nacionale.

Ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo jo, teksa pritet një komunikatë nga ana e Policisë.