Skip to content

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Untitled design 2025 06 15T173626.920 1068x601 1 1024x576 1

Një sipërfaqe kullote është përfshirë nga zjarri këtë të diel në Gjirokastër, ku flakët kanë rrezikuar edhe një banesë. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Kardhiqiti, anës rrugës që të çon në fshatin Palokastër, njësia administrative Cepo

Mësohet se zjarri ka përfshirë faqen e kodrës në këtë zonë ndërsa i ndhmuar nga terreni i thatë flakët u përhap në një sipërfaqe të gjerë. Në vendin e ngjarjes mbërritën 4 automjete zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll flakët.

Krahas përdorimit të autobotëve me ujë, si shkak i terrenit të thyer, zjarrfikësit kanë përdorur edhe mjete rrethanore, pompa shpine dhe lopata të gomuara për të izoluar zjarrin.

Zjarri ka zgjatur që nga mesdita, deri rreth orës 17:00, teksa mësohet se flakët kanë shkrumbuar një sipërfaqe kullote prej rreth 3 ha me barëra dhe shkurre.