Blaise Metreweli, 47 vjecce, është emëruar si gruaja e parë që drejton agjencinë britanike të inteligjencës MI6. Përpara kësaj, ajo mbajti një numër rolesh drejtuese në sektorin e inteligjencës së jashtme dhe agjencinë vendase MI5.

Ajo do të marrë pozicionin e saj të ri në vjeshtë dhe aktualisht është drejtoreshë e përgjithshme e Departamentit Q të MI6, përgjegjëse për teknologjinë dhe inovacionin.

Sipas të dhënave të disponueshme, Metreweli studioi antropologji sociale në Universitetin e Kembrixhit dhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj në pozicione operative në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Richard Moore, drejtori aktual i MI6, do të japë dorëheqjen nga posti i tij në vjeshtë pas pesë vitesh në krye të shërbimit.

“Jam krenare dhe e nderuar që drejtoj shërbimin tim”, tha Metreweli, e cila, ashtu si paraardhësit e saj, do të njihet me emrin e koduar “C”.

Kryeministri Keir Starmer theksoi se emërimi vjen në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po përballet me kërcënime me përmasa të papara.

MI6 është përgjegjëse për operacionet jashtë shtetit dhe mbrojtjen e interesave britanike, ku dhe personazhet e saj të famshëm përfshijnë spiunë fiktivë si George Smiley nga romanet e John le Carré, si dhe James Bond i Ian Fleming. Tradicionalisht, kreu i MI6 mban emrin e koduar “C” dhe është i vetmi oficer në agjenci, identiteti i të cilit është i njohur publikisht. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko