Ngjarja ndodhi brenda pak minutash, duke krijuar panik dhe tronditje
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku një burrë 91-vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur brenda spitalit në një provincë në Varese, ku rreth mesditës, i moshuari hyri në spital me një armë zjarri të fshehur. Fillimisht ai qëlloi gruan e tij, e cila ndodhej në një dhomë të repartit ku po trajtohej, dhe më pas u vetëvra.
Ngjarja ndodhi brenda pak minutash, duke krijuar panik dhe tronditje te personeli mjekësor, pacientët dhe të pranishmit. Karabinierët dhe komanda provinciale e Vareses mbërritën menjëherë në vendngjarje. Hetimet janë duke u zhvilluar nën koordinimin e Prokurorisë për të zbardhur në detaje rrethanat e tragjedisë.