Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan babain 31-vjeçar drejt aktit të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 31-vjeçar akuzohet se ka hedhur qëllimisht fëmijën e tij 2-vjeçar nga dritarja.
Siç raporton Bild, rasti ka ndodhur në North Rhine-Westfalen rreth orës 2 të mëngjesit, teksa fëmija ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan babain 31-vjeçar të hidhte të miturin nga dritarja e banesës së tij. Foshnja ka marrë disa plagë të rënda dhe ndodhet në reportin intensiv.