Një 85-vjeçar i identifikuar si Dhimitër Ciko, ka humbur kontaktet me familjarët që në orën 9 të mëngjesit të sotëm në Lushnje.
I moshuari banues në Ngurrëz të Madhe, ka dalë në mëngjes dhe ka tërhequr pensionin në Krutje dhe ka qenë duke u kthyer në banesë. Është parë të shkojë në këmbë drejt banesës së tij, por nuk ka mbërritur në shtëpi.
Familjarët këtë mbrëmje kanë bërë denoncim në policinë e Lushnjes për humbjen e të afërmit të tyre dhe aktualisht janë duke e kërkuar.
Po kontrollohen kanalet vaditëse dhe kulluese në zonën e Ngurrëzës së Madhe e Ngurrëzës së Vogël por deri tani pa sukses.
Është njoftuar dhe policia e shtetit për humbjen e të moshuarit dhe efektivë të policisë janë në zonë, ndërsa djemtë dhe familjarët e Dhimitrit kërkojnë nga komuniteti kush e ka parë, t’i ndihmojë ta gjejnë.