Senatori amerikan Bernie Sanders tha se Izraeli sabotoi negociatat e mundshme me Iranin për armët bërthamore.

Në postimin e tij në mediat sociale, Bernie Sanders tha se “Netanyahu e filloi këtë luftë duke sulmuar Iranin”.

“Gjatë këtij procesi, ai sabotoi bisedimet bërthamore SHBA-Iran dhe vrau Ali Shamkhani-n, kryenegociatorin bërthamor të Iranit.

SHBA-të nuk duhet të përfshihen në një luftë tjetër të paligjshme të Netanyahut, as ushtarakisht dhe as financiarisht,” tha Bernie Sanders.

Si kujtesë, Ali Shamkhani, këshilltari kryesor i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei, vdiq në spital një ditë pasi Izraeli nisi sulmet ajrore më 13 qershor 2025. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko