Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një konferencë për mediat pas samitit të SEECP në Tiranë, shprehu shqetësimin për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të angazhohen në përpjekje diplomatike për të ç’tensionuar situatën.
“Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve të vetë, po ashtu, i bën thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balisitike dhe të përmbushë detyrimet e tij më ligjet ndërkombëtarë. Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjeke diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh Presidenti.
Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Presidenti Begaj: Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje ndaj Izraelit dhe Iranit. Ky konflikt ka pasoja serioze për Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve të vetë, po ashtu, i bën thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balisitike dhe të përmbushë detyrimet e tij më ligjet ndërkombëtarë.
Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjeke diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj çështjeve që lidhen me stabilitetin rajonal.
Për këtë arsye vendet e BE duhet që të ofrojnë mbështetje, Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë drejt integrimi evropian, qëllimi ynë mbyllja e negociatave deri në 2027. Ne po punojmë që të arrijmë këtë synim madhor’, tha ai.