Skip to content

Izraeli sulmon Teheranin: momenti kur goditet televizioni shtetëror

Izraeli kreu së fundmi bombardimin e ndërtesës së televizionit shtetëror iranian.

Siç tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, Forcat Ajrore Izraelite (IAF) sulmuan televizionin dhe radion shtetërore iraniane me qëllim “shkatërrimin e megafonit të propagandës”.

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje qytetarëve të Distriktit 3 në Teheran të evakuohen menjëherë. Ushtria iraniane është përgjigjur duke u bërë thirrje qytetarëve të Tel Avivit të evakuohen menjëherë.

Në një video të shpërndarë në mediat sociale, televizioni shtetëror iranian raportoi se ishte “nën sulm nga ushtria izraelite”.

E gjitha ndodhi gjatë lajmëdhënieve të një prezantueseje teksa në sfond pasoi një shpërthim i fortë.