Në këmbë dhe pa lëndime serioze, ai po largohet nga rrënojat e djegura të fluturimit Air India, javën e kaluar në Ahmedabad, i mbijetuari i vetëm, siç tregon video e re.
Vishwas Kumar Ramesh u nxor nga rrënojat pasi doli nga dera e thyer e daljes së emergjencës pranë tij.
Videoja tregon burrin 40-vjeçar duke u larguar nga vendi i ngjarjes pa lëndime serioze. Pasi u vu re nga kalimtarët, ai u dërgua në një vend të sigurt dhe përfundimisht në spital.
Ramesh, një indian që ka jetuar dhe punuar në Britani për shumë vite, ishte ulur në sediljen 11A, pranë dyerve të emergjencës sipër pjesës së përparme të krahëve. Kjo është pjesa më e fortë strukturore e aeroplanit dhe u jep pasagjerëve shansin më të mirë për të mbijetuar nga përplasja fillestare, raporton Telegraph.
Vëllai i tij, Ajay, i cili ishte ulur në një rresht tjetër vendesh, humbi jetën kur aeroplani u rrëzua.
Në total, më shumë se 270 persona u vranë në bord dhe në tokë kur ai u përplas në një konvikt policie. /tesheshi.com/