Skip to content

Erion Veliaj kërkon lirinë, caktohet data kur do të zhvillohet rekursi i kryebashkiakut të Tiranës në Gjykatën e Lartë

Është caktuar data e zhvillimit të rekursit të Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë.

Seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili kërkon lirinë do të zhvillohet më 8 Korrik në orën 12:00.

Në të njëjtën datë do të zhvillohet edhe rekursi i biznesmenit Elman Abule, që ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt.

Relatore e rekursit është caktuar gjyqtarja Albana Boksi. Kujtojmë që Erion Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash dhe ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë.

 

 

 

“”