Janë zbardhur dëshmitë e forta nga dosja hetimore për vrasjen e Bujar Çelës, vëllai i një prej personazheve të njohur të botës së krimit, Talo Çela. Në deklarimet e dhëna para autoriteteve, i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej jep detaje të hollësishme për organizimin dhe ekzekutimin e atentatit.

Sipas Alibejt, menjëherë pas vrasjes së Emiljano Kapllanit, ai ka komunikuar me shtetasin Nuredin Dumani për objektivin tjetër: Bujar Çelën. “Ishte një shënjestër e thjeshtë”, është shprehur ai.

Lidhur me vendin ku ndodhi atentati, Alibej tregon se kishin informacione të mëparshme. “Vendosëm që atentati të ndodhte në mëngjes, pranë një kafeneje. Fillimisht e prisnim pranë banesës, por një komshi i pa djemtë me maska dhe ata u larguan.”

Sipas tij, të shtënat fillimisht janë bërë nga djemtë e Fushë-Krujës, ndërsa më pas ka qëlluar edhe Nuredin Dumani. Pas atentatit, Dumani e ka informuar Alibeun me fjalët: “Mbaroi Bujari”.

Alibej pretendon se ka qenë në dijeni të çdo lëvizjeje përmes radiove të Policisë që kishte në dispozicion.

“Një oficer, Agim Lleshi, më telefonoi dhe më tha se po nisej drejt vendit të ngjarjes pasi ishte vrarë vëllai i Talos”, është shprehur Alibej.

Ndërkohë Xhuliano Hoxha ka deklaruar “Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë në burg kur ndodhi ngjarja. Këtu nuk po zhvillohet një gjyq i vërtetë”.

Deshmia e Erion Alibejt 

Pas vrasjes së Kapllanit, komunikova me Nuredinin për Bujarin. Ishte një shënjestër e thjeshtë. Pas ekzekutimit të Kapllanit, të nesërmen, çunat e Fushë-Krujës sollën një makinë “E-Class” për punë, për ekzekutim. Në fillim, makina qëndroi pranë një lokali te kryqëzimi i Cërrikut. Ndërkohë, çunat e Fushë-Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë.

Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua Bujari, kishim informacion prej kohësh.

Pasi u caktua mëngjesi për ekzekutimin te kafja, fillimisht e pritëm afër shtëpisë. Një komshi i një banese aty pranë pa çunat me maska dhe për këtë arsye u larguan.

Te kafja, fillimisht qëlluan çunat e Fushë-Krujës, më pas qëlloi edhe Nuredini.

Pasi ndodhi ngjarja, Nuredini më njoftoi: “Mbaroi Bujari.”

Makina “Renault” u dogj rreth 8 kilometra më larg, ndërsa çunat e Fushë-Krujës u kthyen në Fushë-Krujë. Ndërkohë, unë kisha radio policie në dispozicion. Më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha që po shkonin në vendngjarje, sepse ishte vrarë vëllai i Talos.

Kam dërguar 60 ose 70 mijë euro te një karburant në Vorë. Nuk mbaj mend nëse i morën çunat e Fushë-Krujës apo Nuredini.

Të nesërmen, pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie. E dija që po vinin për arrestimin tim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar formularët dhe që nga ajo ditë jam këtu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko