Edhe të japin bukë, edhe të vrasin. Të paktën 300 palestinezë janë vrarë nga ushtarët izraelitë që qëlluan mbi turmat që kur u lançua sistemi i ri i ndihmës.

Dhjetëra njerëz të tjerë janë vrarë ndërsa ushtarët izraelitë hapën përsëri zjarr ndaj turmave që përpiqeshin të arrinin në qendrat e shpërndarjes së ushqimit të Gazës të mbështetura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Ushtria izraelite nuk komentoi menjëherë për të shtënat e së hënës, të raportuara për Al Jazeera nga burime mjekësore. 38 personat e vrarë, kryesisht në zonën e Rafah në jug, e bënë atë ditën më vdekjeprurëse, që nga fillimi i sistemit të ri të ndihmës muajin e kaluar.

Pas të shtënave të mëparshme, të cilat kanë qenë një dukuri pothuajse e përditshme, që nga hapja e qendrave të ndihmës tre javë më parë, ushtria ka thënë se ushtarët e saj kishin qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj atyre që i quajti të dyshuar, që po i afroheshin pozicioneve të tyre, megjithëse nuk tha nëse këto të shtëna goditën dikë.

Palestinezët thonë, se përballen me zgjedhjen midis vdekjes nga uria ose rrezikimit të vdekjes, ndërsa kalojnë pranë forcave izraelite për të arritur në pikat e shpërndarjes, të cilat drejtohen nga një kontraktor privat, Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF).

https://twitter.com/i/status/1934861548729610267

Më shumë se 300 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 2,000 janë plagosur deri më tani, ndërsa përpiqen të mbledhin ndihma nga vendet e GHF, të cilat filluan të veprojnë në fund të majit.

Palestinezët janë të dëshpëruar për të ushqyer familjet, që vuajnë nga uria për shkak të mungesës së ushqimit të krijuar nga bllokada e enklavës nga Izraeli. Një sasi e vogël ndihme është lejuar të kalojë, që nga muaji i kaluar.

Izraeli dhe SHBA-të thonë, se sistemi GHF ka për qëllim të zëvendësojë operacionin humanitar të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, që kishte shpërndarë ndihmë në të gjithë Gazën, që nga fillimi i luftës 20 muaj më parë. Izraeli pretendon, se mekanizmi i ri është i nevojshëm për të parandaluar Hamasin nga përvetësimi i ndihmës.

Burimi: Al Jazeera

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko