Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xuvanit ngjarje e ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prill 2021 në Elbasan, kërkon liri me kusht.

Arbër Paplekaj ka bërë kërkesën për lirimin e tij nga qelia në Gjykatën e Durrësit.

Gjykata e Apelit me një vendim të datës 1 korrik 2024, e ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivin e RENEA-s.

Togat e zeza ndryshuan akuzën ndaj tij nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Po kështu, Apeli në atë kohë dha pafajësi për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Për ta, Gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove. Të pafajshëm u shpallën edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.

NGJARJA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale, ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaluan makinën e Mehmet Greçës, pasi ai kishte në mjet jo vetëm para për të shpërndarë për blerje votash, por madje edhe listat e zgjedhësve.

Ky i fundi u tha se thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, i cili mbërriti aty dhe fatkeqësisht humbi jetën në atë shkëmbim zjarri. Policia dhe prokuroria e Elbasan thanë se gjithçka ndodhi pas një sherri verbal mes palëve ku u vra Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko