Ka përfunduar rinumërimi dhe verifikimi për 94 kuti votimi të Gramshit dhe Peqinit, pas kërkesës së Partisë Demokratike.

Nga rinumërimi rezultuan 15 fletë votimi me një vulë dhe jo dy, siç e parashikon rregullorja e KQZ.

Po ashtu, u vu re mungesa e fletëve të papërdorura si dhe kanë rezultuar më tepër fletë votimi sesa votues.

Megjithatë nuk dihet se sa është numri i këtyre fletëve dhe nëse arrin të ndikojë në rezultatin përfundimtar.

Gjithë procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion PD që do bëjë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kane do i paraqesin në seancën e radhës së KAS.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko