Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Maliqit, ku një 59-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas dëshmisë në polici, e mitura ka dalë të hedhë mbeturinat dhe teksa po kthehej në banesë fqinji i saj i ka zënë rrugën në katin e dytë.

59-vjeçari e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet.

Ai i ka dhënë disa karamele, si dhe i ka thënë se do t’i jepte lekë, por 12-vjeçarja ka arritur t’i shpëtojë nga duart pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj.

Kanë qënë prindërit e të miturës, të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me 12-vjeçaren, e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes.

Pas denoncimit në polici, uniformat blu kanë arrestuar 60-vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare”, njoftuan blutë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko