Seanca gjyqësore për ish-kryetarin e Bashkisë Durrës është shtyrë për një datë tjetër.
Nuk dihet ende arsyeja e shtyrjes së gjyqit. Vangjush Dako akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Kujtojmë se në Nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme dënoi dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës rreth 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë