Një 38-vjeçar rrëfeu sot për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, raportin e tij toksik me ish-bashkëshorten e tij.

Ai tha se është dhunuar fizikisht nga ish-gruaja e tij, me të cilën është divorcuar.

Familja e tij tha për redaksinë se ish- gruaja ka dhunuar bashkëshortin dhe po i mban atij me forcë shtëpinë të cilën e ka trashëgimi nga babai dhe nuk është vetëm shtëpi në pronësi të tij, por edhe e motrave dhe vëllezërve të tij.

Burri shfaqet në një video duke u ofenduar rënde nga ish-gruaja dhe duke u dhunuar fizikisht, ku mes të tjerash video përmban edhe fjalor denigrues dhe poshtërues ndaj tij.

Gjatë fjalës së tij, ai ka folur se si është njohur me ish-bashkëshorten dhe se në fillim kishin një martesë të lumtur por më vonë kishin filluar edhe debatet.

38-vjeçari tregoi se dyshimet e tij në marrëdhënien midis tyre kishin filluar pasi një vizite në punë ku ish-bashkëshortja kishte shkuar me vonesë dhe ishte paraqitur nga dera e pasme.

Sipas tij, ajo mbante një distancë me familjarët e tij, përkundrazi ndodhte me 38-vjeçarin i cili kishte një marrëdhënie normale me prindërit e saj.

“Për momentin jam mirë dhe e kam marrë veten. Unë kam dyshuar edhe për një tradhti nga ana e saj sepse kam kuptuar edhe dy mashtrimet e saj. Aktualisht po jetoj me qira ndërsa ajo jeton me dy fëmijët tek prindërit e saj. Unë jam njohur me ish-bashkëshorten në vitin 2008 pasi isha kthyer nga Greqia. Ne kemi pasur një biznes, dhe ajo ishte edhe shoqja e motrës time. Unë e formalizova marrëdhënien me të pasi pak kohësh dhe më pas shkuam në Greqi ku jetuam prej 2 vitesh.

Më vonë pas një krize, u rikthyem dhe jetuam tek zona e Laprakës. Unë e kam vuajtur shumë 5 muajt e fundit. Para disa vitesh kishim një martesë të lumtur, por herë pas here kishim edhe debate si të gjithë çiftet. Unë kam pasur një marrëdhënie normale me familjarët e saj, përveç me motrat e saj pasi besoj se ato mund ta kenë fryrë kundër meje.

Ndërsa ajo mbante distancë në marrëdhënien me familjarët e mi. Kriza midis nesh vazhdoi, kur pasi ishte kthyer nga Gjermania, kisha disa kohë që nuk kisha punë. Një ditë shkova tek puna e saj dhe ajo nuk ndodhej aty, dhe dëshiroja t’i bëja një surprizë dhe t’i thoja se kisha gjetur një punë, por ajo nuk ndodhej aty dhe kishte hyrë nga dera mbrapa. Më vonë unë fillova të kisha disa dyshime”, tha ai

Gjatë bisedës në studio ai shtoi se aktualisht nuk ka një strehë ku të flejë, pasi policia e ka nxjerrë nga banesa e cila është trashëgimi nga babai i tij.

“Gjithashtu edhe kisha lexuar edhe disa biseda të shkëmbyera midis saj dhe një personi tjetër. Ditën e ngjarjes, e kam kërkuar unë divorcin pasi ajo shmangte dhënien e përgjigjes për dyshimet ndaj tradhtisë. Banesa ku ajo jeton me fëmijët është e imja pasi është trashëgimi nga babai im”, theksoi 38-vjeçari.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko