Skip to content

“Një aplikacion, dy fuqi botërore: TikTok bëhet armë në luftën tregtare SHBA-Kinë”

Progetto senza titolo 48

Trump zgjat përsëri afatin për TikTok: Zgjatja 90-ditore shënon vonesën e tretë në zbatimin e ligjit, pasi Pekini përdor aplikacionin popullor si levë në negociatat tregtare të vazhdueshme.

Presidenti Donald Trump do të zgjasë afatin që TikTok të heqë dorë nga asetet e tij në SHBA me edhe 90 ditë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë të martën, duke shënuar kështu vonesën e tretë në zbatimin e ligjit në vitin 2024.

Që nga 19 janari, aplikacioni popullor i videove me formate të shkurtra ka qenë i ndaluar për kompanitë që ta mbështesin ose ta hostojnë në internet, por Trump i ka dhënë vazhdimisht zgjatje të njëanshme që prej marrjes së detyrës, duke thënë se një marrëveshje është në përpunim.

“Siç e ka theksuar vazhdimisht, Presidenti Trump nuk dëshiron që TikTok të ndalohet,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një deklaratë të martën. “Kjo zgjatje do të zgjasë 90 ditë, të cilat administrata do t’i përdorë për të siguruar që marrëveshja të finalizohet, në mënyrë që populli amerikan të vazhdojë të përdorë TikTok me besimin se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe të mbrojtura.”

Një marrëveshje e përfolur për shitjen e TikTok është përfshirë në tensionet tregtare SHBA-Kinë që në fillim të këtij viti.

Pikërisht kur Shtëpia e Bardhë po përgatitej të zbulonte marrëveshjen përfundimtare për TikTok para afatit të 5 prillit, Pekini kontaktoi kompaninë mëmë të TikTok me seli në Kinë, ByteDance, dhe urdhëroi pezullimin e marrëveshjes, pasi Uashingtoni vendosi një sërë tarifash reciproke ndaj Kinës dhe dhjetëra vendeve të tjera, sipas një personi të njohur me çështjen.

Në Kongres, republikanët janë gjithnjë e më të frustruar me zgjatjet e përsëritura, por vazhdojnë t’i japin Trump-it hapësirë për të negociuar një marrëveshje.

“Ne votuam për ta ndaluar atë dhe mezi presim ditën kur ata nuk mund ta shtyjnë më Kinën,” tha senatori Eric Schmitt (R-Mo.) të martën, para shpalljes së vendimit.

Pak ligjvënës janë të gatshëm të shprehin publikisht frustrimet e tyre, nga frika se mos duken si kundërshtarë të presidentit, edhe pse janë të zhgënjyer nga mungesa e përparimit në marrëveshjen për TikTok.

Një përjashtim është përfaqësuesi John Moolenaar (R-Mich.), kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Kinën, i cili paralajmëroi në një artikull të muajit mars se asgjë më pak se një tërheqje e plotë e investimeve kineze nuk do të ishte e mjaftueshme.

Përshtati në Shqip S