Skip to content

EMRI/ Dogji një shtëpi me pretendim se i kishin para borxh, arrestohet i riu në Fier

auto arrestimi korce1660228206 750x375 1

Policia e Fierit ka arrestuar 27-vjeçarin, Edusjon Zyka pasi i dogji shtëpinë një gruaje në Fier, me pretendimin se biri i kishte para borxh. Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier.

27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash.”,Njofton policia.