Analisti Lorenc Vangjeli foli mbrëmjen e sotme në Log, News 24 për integrimin në Bashkimin Evropian. Vangjeli thekson se konfliktet e ndryshme shtojnë shanset që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Megjithatë, sipas tij Shqipëria me kushtet që ka përmbushur sot, nëse do ishte në vitet ’80 në vend të Spanjës do ishte anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Analisti shton Evropa ka ndryshuar qasjen e saj ndaj zgjerimit, por edhe Shqipëria është afruar më shumë me standardet evropiane.

Vangjeli: Nuk është një përgjigje që ndahet në ose…ose por edhe…edhe. Edhe Evropa ka ndryshuar sjelljen e saj në zgjerim edhe ne nuk kemi qenë gati për Evropën. Çdo ndodhte nëse Hungari nëse do aplikonte tani, jap një përgjigje të kundërt, nëse Shqipëria në kushtet e sotme do ishte në vitet ‘80 në vend të Greqisë, apo Spanjës. Do ishim atje. Nëse do ishim në vend të Rumanisë, do ishim atje. Konfliktet e shumta, qasje e ndryshme të Evropës shtojnë shanset e Shqipërisë. Nuk jemi gati por mund të hapet një derë për të mos krijuar nesër një konflikt.

Është ajo anektoda e hershme për dikë që bërtiste me të madhe që do martohej me vajzën e mbretit. Gjysmën e punës e kishte kryer, mbreti i thoshte cila ishte puna që kishte mbetur, ja kam mbushur mendjen vetes, por më ka mbetur t’i mbush mendjen vajzës. Meqenëse dhe Rama e shikon si martesë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko