Anëtari i KAS, Ledion Braho, bëri sot një prononcim për mediat nga pallati i sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë, Fier, Elbasan.
Braho tha se deri më tani janë numëruar më pak se 10% të kutive dhe se nga këto kuti PS dhe PD kanë humbur vota. Gjithashtu ka pas lëvizje në renditjen e kandidatëve.
“Janë numëruar më pak se 10% të kutive. Ka pasur ndryshime te partitë e mëdha si PD dhe PS kanë humbur vota për këtë proces…ka pasur lëvizje të disa kandidatë, disa kanë rezultuar se kanë vota të pamerituara por që disa tjerë kanë marrë më pak vota”, u shpreh anëtari i KAS.
Ledion Braho: Ne i kemi orientuar të gjithë numëruesit që janë staf të KQZ dhe jo të partive politike që po ashtu po bëjnë transparencën minimale. Kur ka pasur vota që kanë qenë të diskutueshme gjithmonë janë zgjedhur me vendimmarrje të KAS. Nuk ka asnjë lloj merite diskutimi për transparencën në këtë proces.
Rinumërimi i votave në Tiranë kishte të bënte me transparencën dhe mendimet e disa kandidateve që ishte tjetërsuar votat brenda llojit. Janë numëruar më pak se 10% të kutive. Ka pasur ndryshime te partitë e mëdha si PD dhe PS kanë humbur vota për këtë proces…ka pasur lëvizje të disa kandidatë, disa kanë rezultuar se kanë vota të pamerituara por që disa tjerë kanë marrë më pak vota.
Deri tani kanë qenë çështje të diskutueshme, nuk mund ti quash as gabime por janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit.