Skip to content

EMRAT/ Zbulohen 11 parcela droge në Krujë, arrestohen 3 persona, mes tyre dy vëllezër! Asgjësohen qindra bimë kanabisi

Policia ka zbuluar 11 parcela droge në fshatin Zgërdhesh të Krujës, ndërsa në pranga ranë tre persona, mes tyre dy vëllezër.

Blutë arrestuan: 51-vjeçarin Kastriot Bazja, Murat Seferi, 23-vjeç dhe Emiljano Seferi, 32-vjeç (vëllëzër), të tre banues në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Ata dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në 11 parcelat e kanabisit.

“Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, njoftuan blutë.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të kanabisit.

Zbulohen në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan, u kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar, shtetasit:

M. S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllëzër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”